Menaxhimi korporativ

 ORGANIZIMI I SHOQATËS Pjesët organizative të shoqatës janë: Drejtoria dhe shtatë njësitë organizative të cilat nuk kanë status të subjektit juridik. Drejtoria është me seli në Shkup, ndërsa njësitë organizative janë: KME “Manastir”- Novaci me seli në Novaci,  KME “Osllomej”- Osllomej, me seli në Osllomej, CHE ”Mavrova”- Gostivar, me seli në Gostivar, CHE “Drini i Zi”- Strugë, me seli në Strugë, CHE “Treska”-Shkup, me seli në Shkup, CHE “Tikvesh”- Kavadar,  me seli në Kavadar  dhe “ Energjetika” Shkup, me seli në Shkup.

BAZA THEMELUESE Baza themeluese e Shoqatës është 31.738.878.000 denarë ose 517.818.006 euro në bazë të kursit mesatar të Bankës Popullore të Republica e Maqedonisë së Veriut.  Baza themeluese e Shoqatës është e ndarë në 31.738.878 akcione të thjeshta me vlerën nominale prej 1.000 denarëve.

TË PUNËSUARIT DHE  STRUKTURA KUALIFIKUESE E TË PUNËSUARËVE Në SHA ESM – Shkup, në fund të vitit 2020 ka 4.699 ë punësuar, nga këta në: CHE ”Mavrova”- Gostivar 333, CHE “Drini i Zi”- Strugë 228, CHE “Tikvesh”- Kavadar  929, CHE “Treska”- Shkup 109,  KME “Manastir”- Novaci 2.550,  KME “Osllomej”- Osllomej 965,  “Energjetika” Shkup 164 dhe Drejtoria Shkup 251.

Bazuar në nivelin e përgatitjes profesionale më së shumti numri i të punësuarve ose 46% janë të shkallës IV me shkollë të mesme, 20 e të punësuarve janë të shkallës III me shkollë të mesme, 9 janë punëtorë të shkallës  II , 14% janë të shkallës VI/1 ose me shkollim të lartë, 5% janë të shkallës I punëtorë të pakualifikuar,  3% janë të shkallës VI me shkollim të lartë , 2% janë të shkallës V punëtorë me kualifikim  të lartë, 2% janë të shkallës VII/2 – magjistra dhe pothuajse 0.2% të të punësuarve në Shoqatë janë të shkallës VIII – doktorë shkencash.