ELEM e ndihmoi ,,ROBOMAK 2014”

Gara ndërkombëtare e robotikës, programimit dhe intelegjencës artificiale ,,ROBOMAK 2014”, është mbajtur në Shtëpinë e Armatës në Shkup. Organizator i ngjarjes, si çdo vit ishte Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, ndërsa e organizoi IEEE-SBM, ESTEK LK Shkup dhe SPFEIT. Në garë morën pjesë 100 studentë (66 prej fakulteteve teknike të Maqedonisë) dhe 34 studentë nga vende të ndryshme europiane, si:- Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi, Slloveni, Turqi, Greqi, Hungari, Poloni, Spanjë, Itali, Letoni dhe Rumani. Studentët patën mundësi të njoftohen me teknologjitë e reja, arritjet në robotikë dhe intelegjecën artificiale, të testojnë njohuritë e veta të programimit, të punojnë me grupe ndërkombëtare, t’i zgjerojnë vizionet e veta, të mendojnë globalisht dhe të shkëmbejnë ide, përvoja dhe njohuri.

Mjetet e SHA ”Elektranat e Maqedonisë”,  si sponzor i artë i “ROBOMAK 2014”, ishin të destinuara për ripërtëritjen e fondit të robotit në të cilën punuan studentët gjatë punëtorisë ku zgjidhjet e gjetura u prezentuan në garën finale. Në garën përfundimtare u prezantuan luftëra të sumo-robotëve, vrapim të robotëve, si dhe gara në lojëra dhe precizitet.

Sumo robotët ishin të programuar që ta hedhin robotin kundërshtarë jashtë ringut. Kategoria ,,dora robotike”, në fakt prezanton dorën mekanike e cila stimulon lëvizjen e dorës së njeriut dhe në precizitet dhe shpejtësi i kryen detyrat e dhëna.

Robotët humanitarë dhe njerëzorë  realizuan lëvizje të natyrshme të komplikuara në bazë të koreografisë dhe muzikës. Disa robotë vrapuan në linja të caktuara dhe të tjerë kishin për obligim ta qëllojnë cakun e vërtetë, të ndjekin një linjë të caktuar dhe të detektojnë  ngjyra të ndryshme.

Grupi i studentëve të Maqedonisë, seksioni i IEEE, fitoi gradën më të lartë ,,Darrel Chong Student Activity Award”, që në fakt përfaqëson pranim për organizimin e mirë të “Robomak 2014”, organizimin më i madh botërorë iinxhinierëve –IEEE.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, jemi të bindur se investimi në dituri dhe avancimin e kuadrove të reja në aspektin profesonal, por edhe i të gjithë pjesëmarrësve në biznesin që na rrethon  dhe njohurive  të përgjithshme për zhvillimin e arsimit dhe prespektivën e punës në Republikën e Maqedonisë.

Me ndihmën e “Robotika 2014”, shpresojmë që do të nxisim dhe njëkohësisht do t’i motivojmë studentët që të japim maksimumin e mundshëm të kapacitetit dhe fuqisë së tyre që të arrijnë të kenë suksese në misionin e tyre që të jenë inxhinierë të suksesshëm.