Nikoqir i Memorialit të Mavrovës

Elektranat e Maqedonisë në shkurt të vitit 2017 ishin sponsor gjeneral i kupës më të vjetër të skijimit në Ballkan, Memoriali i Mavrovës, i cili numërohet si një nga kupat më të vjetra të sporteve nordike në Evropë dhe në botë. Memoriali i Mavrovës mbahet për nder të 38 ndërtuesve të elektranave të Mavrovës dhe 14 kufitarëve të cilët më 1956 humbën jetën në katastrofën natyrore, kur nga mali Korab orteqet e dëborës mbuluan barakat e ndërtuesve të sistemit hidroenergjetik të Mavrovës.

Më vitin 1957, një grup i entuziastëve e organizuan kupën e parë, e cila thjesht u quajt Memoriali i Mavrovës, që sot u rrit në një nga kupat më të rëndësishme kontinentale në skijimet nordike në Evropë.

Këtë vit, në Memorialin e Mavrovës, i 54-ti me radhë, morën pjesë skijatorë nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Turqia dhe Rumania.

SHA ELEM, ndër vite në vazhdimësi e përmban këtë manifestim sportiv të rëndësishëm. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, deri tani shumë herë kemi njohur prioritete në dhënien e mbështetjes së shumë projekteve të lidhura me zhvillimin e vendit tonë. Në përcaktimet korporative për ta ndihmuar bashkësinë, edhe më tej mbetemi partner i fuqishëm në mbështetjen e sportit.