Strategjia për përgjegjësinë sociale

SHA “Elektrana e Maqedonisë së Veriut” është kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila krahas qëllimit të saj themelor ekonomik për prodhimin e energjisë elektrike, suksesin e saj prodhues e llogarit si pjesë të pandarë të zhvillimit nga bashkësia e përgjithshme shoqërore brenda së cilës vepron. Ne, përgjegjësinë korporative e kuptojmë si traditë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë, sepse është interesi dhe qëllimi ynë afatgjatë.

Ne jemi kompani e suksesshme, e përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe rrethit ku punojmë. E dimë se përgjegjësia shoqërore është në interes të suksesit në punë dhe në fitim, dhe jo shpenzim i cili është i dëmshëm për pronarët.

Jemi të përfshirë në aktivitete të ndryshme shoqërore ku ka lidhje të ngushtë në mes punës sonë dhe bashkësisë së cilës i shërbejmë.

SHA ESM është e kyçur në shumë degë të shoqërisë, përmban projekte me karakter humanitar, udhëheq nisma të lidhura me rininë dhe arsimin, traditën dhe kulturën, e ndihmon shëndetësinë, shkencën, teknologjinë, sportin dhe argëtimin.

Kujdesi për të rinjtë paraqet moton tonë themelore prandaj ndihmojmë me sponzorime, donacione dhe realizojmë aktivitete humanitare.

Ne e falënderojmë natyrën dhe kujdesemi për mbrojtjen e mjedisit jetësor të njeriut. Me veprimet tona, ne lidhemi me njerëzit dhe luajmë rol të madh për krijimin e një shoqërie humane.

SHA ESM, duke zbatuar Deklaratën për përgjegjësi shoqërore, publikon thirrje publike në përputhje me mundësitë e veta për ndarjen e mjeteve në kuadër të programit për investim në bashkësi. Thirrja për ndarjen e mjeteve është drejtuar në adresimin e pyetjeve dhe zgjidhjen e problemeve të fushave të gjera, ndërsa në thirrje mund të paraqiten persona fizik dhe persona juridik vendës. Qëllimi i programit për donacion dhe sponzorizim i SHA “Elektrana e Maqedonisë së Veriut” është që të kontribuojë në zhvillimin e shtetit, përmirësimin e standardit jetësor dhe përparimin e mjedisit jetësor.

 Deklarata për përgjegjësi shoqërore