Përkrahja ndaj shoqërisë

Nikoqir i Memorialit të Mavrovës

Elektranat e Maqedonisë në shkurt të vitit 2017 ishin sponsor gjeneral i kupës më të vjetër të skijimit në Ballkan, Memoriali i Mavrovës, i cili numërohet si një nga kupat më të vjetra të sporteve nordike në Evropë dhe në botë. Memoriali i Mavrovës mbahet për nder të 38 ndërtuesve të elektranave të Mavrovës dhe 14 kufitarëve të cilët më 1956 humbën jetën në katastrofën natyrore, kur nga mali Korab orteqet e dëborës mbuluan barakat e ndërtuesve të sistemit hidroenergjetik të Mavrovës.

Më vitin 1957, një grup i entuziastëve e organizuan kupën e parë, e cila thjesht u quajt Memoriali i Mavrovës, që sot u rrit në një nga kupat më të rëndësishme kontinentale në skijimet nordike në Evropë.

Këtë vit, në Memorialin e Mavrovës, i 54-ti me radhë, morën pjesë skijatorë nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Turqia dhe Rumania.

SHA ESM, ndër vite në vazhdimësi e përmban këtë manifestim sportiv të rëndësishëm. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, deri tani shumë herë kemi njohur prioritete në dhënien e mbështetjes së shumë projekteve të lidhura me zhvillimin e vendit tonë. Në përcaktimet korporative për ta ndihmuar bashkësinë, edhe më tej mbetemi partner i fuqishëm në mbështetjen e sportit.

Liqeni i Ohrit u shumua me ngjala të reja

Si pjesë përbërëse e përgjegjësisë shoqërore dhe kujdesit e mirëmbajtjes së mjedisit jetësor, SHA ELEM në vitin 2016 realizoi shumimin në Liqenin e Ohrit me ngjala të reja. Liqeni i Ohrit është pasuruar përmes shumimit me rreth 2.800 kilogram, ose rreth 90.000 copë ngjala të reja. Shumimi është realizuar tri herë, edhe atë gjatë muajit qershor, tetor dhe nëntor.

Shumimi është realizuar në shtatë lokacione, në Radozhdë, Kalishtë, Sateskë në Strugë, në afërsi të bregliqenit në qytet, në pjesën e Ohrit afër pushimores ,,Andon Lukov” dhe në afërsi të “Shën Jovanit”-Kaneo, vende që sipas ekspertëve janë më të qëlluara për mbijetesën e ngjalave të reja, për shkak të mundesisë më të madhe të vegjetacionit dhe ushqimit që ndodhet aty. Shumimi i radhës është paraparë të ndodhë në dy vitet e ardhshme, me çka do të vazhdojë praktika e të kaluarës, ku në çdo dy vjet liqeni është pasuruar mepeshq, duke shumuar rreth 100.000 copë ngjala të reja.

Bursat vazhdojnë

SHA ELEM në mënyrë aktive i mbështetin studentët me bursa, ndërsa bursistët e parë të Fakutetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, diplomuan këtë vit akademik. Kjo do të thotë se studentët e energjetikës ishin fuqishëm të motivuar që ta ruajnë suksesin gjatë studimeve dhe të shquhen për dije dhe interesim për shkencë, dhe me këtë, gjithësesi ta mbajnë të drejtën e bursës gjatë viteve të studimit. Praktika pozitive me përgjegjësi shoqërore jep rezultate të shkëlqyera dhe i motivon studentët që të arrijnë rezultate më të mira gjatë shkollimit të tyre.

Të udhëhequr nga përvoja pozitive e pesë viteve të shkuara, SHA ELEM vazhdoi me ndarjen e bursave për studentë edhe në vitin 2016, ndau 17 bursa të reja, për 5 studentë të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, 7 studentë të Fakultetit të Makinerisë në Shkup dhe për 5 studentë të Fakultetit Teknik në Manastir.

Bursat dahen në kohëzgjatje prej 10 muajve, nga 6000 denarë në muaj, me mundësi për ta vazhduar ose për ta ndërprerë, varësisht nga plotësimi i detyrimeve të nënshkruara në marrëveshjen për bursë. Duke i mbështetur me bursa studentët e fakulteteve teknike, SHA ELEM i merr parasysh nevojat momentale të tregut të punës. Këta studentë i takojnë kategorisë kuadro deficitare, që janë gjerësisht të pranuar dhe kërkohen nga tregu i punës. Ata janë të përgatitur, të arsimuar dhe kuadro të aftë në fushën e energjetikës.

Në kompaninë tonë dyert janë të hapura edhe për studentët të cilët kanë dëshirë që mësimin praktik ta kryejnë pikërisht në kapacitetet prodhuese  të SHA ELEM. Në këtë mënyrë, duam ta mbështesim dhe ta rritim cilësinë në përvetësimin e dijeve të reja.

Bursa për studentët më të suksesshëm

Praktikat me përgjegjësi shoqërore vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e reputacionit të korporatës së Elektranave të Maqedonisë, veçanërisht ato që drejtpërdrejtë ndihmojnë në përparimin e arsimit dhe shkencës.

Në përputhje me memorandumet e nënshkruara për bashkëpunim me fakultetet teknike, SHA ELEM ndau gjithësej 15 bursa në fillim të vitit akademik 2014-2015, dhe atë, 5 bursa për studentë të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, 5 për studentë të Fakultetit të Makinerisë në Shkup, 5 për studentë të Fakultetit Teknik në Manastir. Bursën e fitojnë studentët me notë mesatare mbi 8 dhe që i plotësojnë kriteret e caktuara, të përcaktuara në konkurs. Bursa është 6000 denarë dhe vlen për një vit studimor.

Kjo praktikë me përgjegjësi shoqërore jep rezultate sa më të mira, në shumë aspekte: rritet numri i studentëve të suksesshëm, forcohet niveli dhe cilësia e studimit në fushën e drejtimeve të energjetikës, ndërsa kompanitë i marrin studentët më të mirë, gjegjësisht inxhinierët me kualifikim të lartë, të profilizuar në bazë të nevojave të vetë kompanisë.