ELEM u mundësoi pushim mbrojtës fëmijëve të shkollës fillore “Sllavko Llumbarkovski”

Në kuadër të projektit ,,Na jepni ajër dhe mjedis jetësor të shëndoshë”, ELEM u mundësoi pushim mbrojtës fëmijëve të Shkollës fillore ,,Sllavko Llumbarkovski” nga fshati Novac, në hotel  ,,Molika”, në Pelister.

ELEM, si kompani me përgjegjësi shoqërore, pavarësisht marrjes së të gjitha masave për mbrojtje të mjedisit jetësor, gjithmonë është në dispozicion të autoriteteve lokale dhe bashkësisë për zbatimin e përbashkët të projekteve me interes publik. Ky projekt për mbrojtjen e fëmijëve bazohet në ndërtimin e besimit të ndërsjellë në mesin e popullatës të komunës së Novacit, SHA ELEM dhe vetëqeverisja lokale në komunë. Kompania gjithmonë është e motivuar për realizimin e projekteve të këtij lloji, me të cilët promovohet mbrojtja e mjedisit jetësor nga ndotja e ajrit dhe pasojat nga ndikimet e dëmshme dhe mundësohet jetesë më cilësore e popullatës në afërsi të REK “Manastir”.

Nuk ka dyshim se në vitet e kaluara, SHA ELEM në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme merr masa për pengimin e ndikimeve të dëmshme në rrethinë dhe për përmirësimin e shëndetit të popullatës në afërsi të kombinatit.

Në aktivitetet e saj të vazhdueshme dhe përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, SHA ELEM përmes projektit ,,Na jepni ajër dhe mjedis jetësor të shëndoshë”, siguron qëndrim për fëmijët, familjet e të cilëve nuk janë në gjendje të mirë materiale që në mënyrë të pavarur t’i mbulojnë shpenzimet për akomodim në objektet hotelierike.

 

Gjithashtu, krahas mundësisë për të shijuar ajrin e pastër në parkun kombëtar  ,,Pelister”, projekt të cilin SHA ELEM e udhëheq me partnerët e saj, ka edhe karakter edukativ, gjegjësisht zbatohet si mësim në natyrë.

Do të thotë se, qëllimi është që fëmijët nën mbikëqyrje të profesionistëve të fitojnë dituri, paraqitje dhe koncepte, plotësime, vërtetime dhe sistematizime të njohurive të tyre nëpërmjet vëzhgimit dhe hulumtimit , përforcim të shëndetit të tyre, të zhvillojnë qëndrim pozitiv ndaj bukurive natyrore, të zhvillojnë vetëdije ekologjike, zbatimi i njohurive të caktuara nga i gjithë procesi edukativ-arsimor.