Shpatiet e Pelisterit janë të gatshme për skijim

Pas gjashtë sezoneve dimërore të humbura, këtë vit punoi qendra e njohur e skijimit ,,Kopanki”. Sportet dimërore kthehen në “Kopanki” duke iu falënderuar SHA ELEM, e cila nëpërmjet SHPKNJP Hotel ,,Molika”, nënshkroi marrëveshje menaxhimi dhjetëvjeçar për shtigjet e skijimit. Për këtë sezonë  skijimi, në Pelister është hedhur ratraku i Kodrës së Diellit dhe pas pesë vitesh pushim përsëri do të punojë teleferiku.

SHA “Elektranat e Maqedonisë” e rikonstruoi teleferikun, i vjetër 35 vjet, i cili për shkak të një defekti kabllor nuk punoi pesë vjet.

ELEM, për aftësimin e këtij objekti me infrastrukturë me vlerë, investoi 1.8 milion denarë. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, me një pjesë të financave të veta, e rivitalizoi teleferikun dhe i siguroi kushtet e nevojshme për kthimin e skijatorëve në Pelister.

Me paratë që ndau ELEM, sezonin e kaluar u bë ndërrimi kabellit të vjetër mbajtës i teleferikut, me të ri nga Italia, si dhe pjesë të tjera të porositura nga Franca. Ulëset ishin të rinovuara në fabrikën për pajisje dhe pjesë ,,FOD” nga Manastiri, e cila gjithashtu është SHPKNJP firmë e ELEM-it, u pastruan edhe shtigjet e skijimit dhe e sollën ratrakun me të cilin menaxhon qendra e skijimit Kodra e Diellit. Nga klubi malor-sportiv ,,Pelister” thonë se këtë vit do të ketë skijim për kënaqësi të manastirasve dhe të adhuruesve të tjerë të sporteve dimërore, për shkak se ata menaxhonin me shtegun e skijimit, por nuk kanë mjete të mjaftueshme që ta mirëmbajnë.

Kjo pozitivisht do të ndikojë në tërheqjen e turistëve , në veçanti për Hotelin ,,Molika” i cili ndodhet vetëm disa dhjetëra metra larg shtegut ,,Kopanki” dhe është i vetmi kompleks hotelierik me kapacitet të madh.