Hapja e koleksionit të ri në Bibliotekën universitare ,,Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir

SHA „Elektranat e Maqedonisë” duke zbatuar Deklaratën e miratuar për shoqëri të përgjegjshme, ndau mjete për zhvillim dhe përparim të shumë aktiviteteve të rëndësishme në sektorin shoqëror dhe në atë civil.

SHA ELEM e ndihmoi hapjen e koleksionit të muzeut në Bibliotekën universitare  ,,Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, e cila solemnisht u hap për qytetarët.

“Biblioteka është themel i çdo kulture, ndërsa leximi i librave është baza e arsimit. Manastiri është djepi i arsimit dhe kulturës, investimet në bibliotekë janë më se të nevojshme. Ky muze ka rëndësi të madhe historike dhe vlerë kombëtare. SHA ELEM do të vazhdojë të ndihmojë projekte të këtilla për shkak se shoqëria e përgjegjshme është virtyt dhe traditë”, theksoi drejtori i KME “Manastir”, Mirko Ristevski. Kujdesi për shoqërinë dhe përparimin e vazhdueshëm të saj edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës së kompanisë sonë, në të cilën Manastiri dhe rajoni i Manastirit kanë vend të merituar.

Me rastin e hapjes solemne të muzeut në kuadër të bibliotekës, u theksua se biblioteka e parë në Ballkan ishte hapur më vitin 1434 nga autoritetet osmane, ndërsa në këtë qytet ishte hapur leximorja e parë dhe biblioteka e parë plotësisht e automatizuar.

SHA ELEM, si një interes dhe qëllim afatgjatë, përgjegjësinë shoqërore e trajton si virtyt dhe traditë dhe në atë drejtim edhe më tutje do të vazhdojë ta ndihmojë shoqërinë në pajtueshmëri me mundësitë e veta.

Kujdesi për shoqërinë dhe përparimi i saj i vazhdueshëm në të ardhmen do të vazhdojë të jetë pjesë e punës në politikat e kompanisë, në të cilën Manastiri dhe rajoni i tij kanë vend të merituar.