Festa e patronatit të Bibliotekës universitare ,,Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir u shënua me donacion nga SHA ELEM

Biblioteka universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, me shumë manifestime të begatshme  e shënoi festën e patronatit të bibliotekës. Pjesa më e madhe e manifestimeve që u mbajtën, zyrtarisht filluan me lëshimin në përdorim të ndriçimit të bibliotekës dhe LED-monitorët, donacion nga SHA “Elektranat e Maqedonisë”.

Me atë donacion, vazhdoi mbështetja e vazhdueshme e ELEM-it si kompani me përgjegjësi shoqërore ndaj këtij institucioni të rëndësishëm.

Me këtë rast, biblioteka ndau lëvdata për SHA ELEM dhe REK Manastir, drejtorit të përgjithëm të SHA ELEM, dr. Vllatko Çingoski, drejtorit në sektorin për punë komerciale të SHA ELEM, dr. Kosta Papasterovski dhe drejtorit të REK Manastir, Mirko Ristevski.  Biblioteka universitare ,,Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, me rastin e festës së patronatit, promovoi klubin letrar dhe dhurata për lexuesit e vitit.