SHA ELEM sponsorues i garave në skijim nordik ,,Memoriali i Mavrovës”

Me solemnitet rasti, në Mavrovë u shënua fillimi i kupës rajonale evropiane për skijimin nordik në Memorialin e Mavrovës. Memoriali ekziston gati 5 decenie duke ju falënderuar punëtorëve sportiv dhe sponsoruesve, të cilët e vlerësojnë rëndësinë e këtij manifestimi. Në emër të ELEM, si sponsorues i manifestimit, u prononcua drejtori i përgjithëm, dr. Vllatko Çingoski, i cili pjesëmarrësve u shprehu dëshirë për garim të suksesshëm: “duke ndihmuar gara ndërkombëtare si këto, në fakt e ndihmojmë afrimin e Maqedonisë me botën”, theksoi ai.

Kryetari i komunës së Mavrovë-Rostushës, z. Mukrem Mehmedi, e përmendi rëndësinë e ngjarjeve të tilla për vetëqeverisjen lokale dhe shfaqi shpresë se të gjithë, pa marrë parasysh rezultatet e arritura , do të shkojnë me përshtypje të mira.

Kjo garë mbahet që nga viti 1956, për nder të punëtorëve të vdekur te diga në Mavrovë. Memoriali i Mavrovës është garë më e vjetër dhe me renome e skijimit nordik në Ballkan.