NGO Nora, me mbështetje të SHA ELEM, i instaloi punktet e para informative-edukative

NGO Nora, në bashkëpunim me SHA ELEM, i instaloi punktet e para informativo-edukative në Qendrën Klinike në Shkup, në Klinikën e reumatologjisë, në repartin spitalor dhe në pjesën e ambulancës, si dhe në spitalin klinik në Manastir. Nga NGO Nora shprehin falënderim të madh për ELEM, pa mbështetjen e së cilës nuk do të realizohej projekti.

ELEM është kompania e parë e cila e përmbajti këtë projekt, prej nga filloi edhe prodhimi i shumë sporteleve të tjera të mbështetura edhe nga donatorë të tjerë.

Në pulte gjenden manualët (udhëzuesit) për 10 RMS më të shpeshta (sëmundjet reumatike dhe muskulore-skeletore), përmbajtja e së cilave është me karakter edukativ dhe informativ.

Kjo literaturë është e para e këtij lloji, e botuar në gjuhën maqedonase, kushtuar edukimit të pacientëve. Në secilin udhëzues, në 12 faqe janë përfshirë tema të dobishme me këshilla, përmbajtje, trajtim dhe tema të tjera për të cilat pacientët gjithmonë interesohen, këshilla praktike për ballafaqim më të lehtë me sëmundjet reumatike dhe muskulore-skeletore, si dhe për edukim të mbarë shoqërisë.