Janë mbledhur 581.000 denarë për manifestimin „Monmartri i vogël i Manastirit”

Në mbajtjen e ankadit humanitar me vepra nga manifestimi artistik „Monmartri i vogël i Manastirit“ në organizim të SHA ELEM, u shitën të gjitha 44 veprat e ofruara me motive nga Maqedonia, të fotografuara nga fotografistë të rinj në mbi 20 vende.

Adhuruesit e artit u bënë pronarë të veprave artistike unike, vepra nga ambasadorë të rinjë të artit, të cilët në tri deceniet e kaluara ishin pjesë e kolonisë artistike më të vjetër për fëmijë në Ballkan.

Drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM dhe nismëtari i ankandit humanitar, dr. Vllatko Çingoski, i falënderoi të pranishmit për mbështetjen, për humanitetin e treguar dhe për gjestin e fisëm.

Ju falënderoj që morrët pjesë në këtë ankand humanitar, dhe që e zgjatët dorën për jetëgjatësinë e punëtorisë artistike më të vjetër dhe më të madhe „Monmarti i vogël iManastirit“. Mbështetja e artit dhe ngjarjeve kulturore e pasurojnë jetën e secilit në bashkësi. SHA ELEM, tradicionalisht dhe me shumë krenari e mbështet „Monmartin e vogël tëManastirit“, për shkak se ky manifestim me sukses ndërton ura me botën, duke treguar se kujdesi për vlerat artistike ka rëndësi të madhe për shtetin, tha dr. Çingoski.

Të pranishmëve ju drejtua edhe zonja Snezhana Ristovska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e kulturës. Është mirë, tha zonja Ristovska, kur në mbështetjen dhe nxitjen e manifestimeve kulturore drejpërsëdrejti inkuadrohen shumë kompani me përgjegjësi shoqërore. Ristovska shprehu falënderim për SHA ELEM, për organizimin e kësaj nisme të bekuar, e falënderoi për mbështetjen dhe përparimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë.

Në ankand u grumbulluan 581.000 denarë, mjete të cilat do të ndihmojnë në organizimin vjetor dhe ekzistimin e këtij manifestimi artistik me renome, i cili çdo pranverë mbahet në Manastir.

Me mbështetje nga Ministria e kulturës, realizimi i këtij projekti human dhe kulturor vazhdon me ekspozimin e veprave të „Monmartrit të vogë të Manastirit“, i cili në 30 ditët e ardhshme do të jetë i vendosur në hollin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Ekspozita do të jetë me karakter të hapur,  ndërsa vizituesit do të kenë mundësi të njoftohen me veprat e ambasadorëve të rinjë të artit dhe të japin mjete materiale për mbështetjen e këtij manifestimi artistik.