Bursa për studentët

SHA Elektranat e Maqedonisë, së bashku me SHA MEPSO dhe EVN, ndanë 12 bursa për studentët e vitit të parë të drejtimeve elektroenergjetike të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë informatike. Çdo muaj, në afat kohor prej 10 muajve, studentët fitonin bursa në shumë prej 100 euro në muaj.

Në bazë të deklaratës së dekanit të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, Mile Stankovski, prej para dy vjetësh, kur fakulteti e lidhi marrëveshjen për ndarjen e bursave, dukshëm është rritur numri i studentëve të rinj të regjistruar në drejtimet e energjetikës, përderisa më herët interesimi për këto drejtime ishte tepër i dobët.

Qëllimi i marrëveshjes së tri kompanive ishte motivimi i maturantëve që ta zgjedhin energjetikën si drejtim për studime, që rezultoi me 75 studentë të regjistruar në vitin akademik 2011/2012, kundrejt në vitin e mëparshëm studimor, ku pati vetëm 25 studentë.