Përkrahja e nxënësve-shkencëtarë

SHA Elektranat e Maqedonisë, në kuadër të Deklaratës së vetë për shoqëri me përgjegjësi, financiarisht i përkrahu nxënësit e gjimnazit ,,Jahja Qemal” nga Struga.

Nxënësit, Branisllav Stojkov, Stefan Bushevski dhe Zafir Angjeleski morën pjesë në Olimpiadën për fizikantë të rinj, e cila u mbajt në SHBA, ku i ndanë idetë e tyre projektuese, përvojat dhe dijet, duke promovuar risitë në zhvillimin e qëndrueshëm global. Ata hynë në konkurrencë me 720 nxënës nga 72 vende nga mbarë bota. Sipas listës zyrtare të shpërblimeve, Branisllav Stojkov  fitoi medalje të artë  në kategorinë ,,mjedisi jetësor”, projekt i punuar me shoqen e tij nxënëse, që ka të bëjë me pastrimin e ujërave, kursedy nxënësit tjerë, Stefan Bushevski dhe Zafir Angjeleski, fituan medalje të argjendit për projektin që lidhet me gjetjen e mënyrës për ngrohjen e serave.

Nxënësit, Nikolla Tashtanoski dhe Branka Buntasheska punuan projekt unik për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shfrytëzimin e burimeve energjetike të ripërtëritshme, me çka u bënë finalistë të Olimpiadës ndërkombëtare të nxënësve të shkollave të mesme për mbrojtjen e mjedisit jetësor  Global environmental issues us olympiad  (GENIUS 2012). Projekti i kualifikum në kuadër të listës zyrtare, dhe ka të bëjë me përpunimin e qelizave solare, të cilat shfrytëzohen në prodhimin e energjisë elektrike, dhe si burim energjetik i ripërtëritshëm. SHA ELEM i mbuloi shpenzimet e rrugës që mundësoi ta prezantojnë projektin e tyre në Nju Jork, prej 21 deri më 29 qershor 2012.

Mbështetja materiale që e siguroi SHA Elektranat e Maqedonisë, për nxënësit duhet të shërbejë si shtytës edhe për kompanitë tjera dhe personat fizik që të ndihmojnë dhe të investojnë në projekte të këtilla.