Shfaqja për fëmijë ,,ELEM dhe elementet”

Shfaqja mobile me titull ,,ELEM dhe elementet”, të cilën e organizoi SHA Elektranat e Maqedonisë, është shfaqje edukative dhe arsimore për nxënësit nga mosha 6 deri në 8 vjeç. Shfaqja kishte për qëlllim ngritjen e vetëdijes te gjeneratat e reja për domosdoshmërinë  e kursimit të energjisë elektrike, të njoftohen fëmijët me mënyrat e prodhimit të rrymës, si dhe për ta parë rëndësinë e çmuar të resurseve energjetike, të cilat shfrytëzohen në prodhimin e energjisë elektrike.

Ngjarja në shfaqe fillon me djalin Elem, i cili kur për një moment në gjithë planetin ndalet energjia elektrike niset për në rrugë të gjatë, me qëllim që ta kthejë ndriçimin nëpër shtëpitë, kurse me atë ta kthejë edhe gëzimin nëpër shtëpitë e njerëzve, të cilët nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa energji elektrike.

Shfaqja ,,Elem dhe elementet” është mbajtur nëpër shkollat fillore të Shkupit.  Fëmijët mësuan për kursimin e energjisë elektrike, për rëndësinë e saj si kusht i domosdoshëm për jetën, për gjithë njerëzimin, për krijimin e një qëndrimi të kujdesshëm ndaj resurseve për prodhimin e energjisë elektrike, të cilat mungojnë gjithnjë e më shumë.