EDICIONI I 40-të I KUPËS SË SHARRIT

Në shpatiet e Kodrës së Diellit, në periudhën prej 22 deri më 24 shkurt të vitit 2013, u mbajt edicioni i 49-të i Kupës së e Sharrit, nën përkujdesjen e qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

SHA Elektranat e Maqedonisë, në bazë të Deklaratës për përgjegjësi shoqërore, edhe këtë vit e mbështeti manifestimin si sponsor gjeneral.

Pjesëmarrësit garuan në dy rrëshqitje në konkurrencë të meshkujve, slalomi i madh dhe slalom, në shtigjet Orlova dhe Ezerino në Kodrën e Diellit.

Fituesi i Kupës së Sharrit, tradicionalisht, krahas shpërblimit në të holla, fitoi edhe një këlysh sharri si dhuratë.

Sipas drejtorit teknik të garës, legjenda e mëhershme e skijimit, Bojan Krizhaj, në këto katër vite organizimi në vazhdimësi përparon.

– Çdo vit është sa më lehtë për shkak të përvojave që i fitojmë së bashku. Shpresoj se paraqitja e edicionit të 41-të i Kupës së Sharrit do të jetë edhe më i mirë, theksoi Krizhaj.

Me qëllim të shfrytëzimit të potencialit të Kodrës së Diellit, SHA ELEM përgatiti master plan (strategji) për investime në këtë qendër turistike, të cilën e aprovoi Qeveria, me çka përmbushen kushtet që nga viti i ardhshëm Kupa e Sharrit përsëri të kandidohet për gara për në kupën evropiane, ndërsa Maqedonia të jetë në hartën e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare sportive.