Donacioni për ndriçimin e Kopshtit zoologjik në Shkup

Në kopshtin zoologjik në Shkup është vendosur ndriçimi i ri, si dhe sistem i ri për mbikëqyrje nëpërmjet kamerave, me çka vizitorëve u jepet mundësi të shëtiten edhe gjatë orëve të brëmjes. Me realizimin e projektit me vlerë prej 10 milionë denarë janë vendosur 32 kamera në të gjitha rrugicat e kopshtit, si dhe 102 poça elektrikë, me çka është mundësuar ndriçimi i plotë i kopshtit.

Në dhomën për mbikëqyrje është vendosur monitor LCD për mbikëqyrje dhe kontroll të inçizimeve të kamerave. Ëshë realizuar edhe lidhje e re elektrike për fuqi më të madhe, si dhe për shpërndarje të barabartë të energjisë elektrike.

Ndriçimi i ri dhe mbikëqyrja me kamera është donacion i kompanive energjetike me përgjegjësi shoqërore ELEM, MEPSO dhe EVN.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, SHA ELEM e njohu rëndësinë e këtij projekti dhe me mjetet e saj u kyç në relizimin e tij. Viteve të fundit, Kopshti zoologjik u bë një hapësirë e shkëlqyeshme për ta kaluar kohën e lirë, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.

Me këto risi, SHA ELEM si kompani me përgjegjësi shoqërore, kontribuoi që Kopshti zoologjik i Shkupit ta vazhdojë kohën e punës edhe në orët e mbrëmjes dhe me këtë të bëhet vend edhe më tërheqës për të gjithë vizitorët.