PARKU ARKEOLOGJIK – ,,ARKEOPARKU BRAZDË”

Në shpatiet e Malit të Zi të Shkupit, në fshatin Brazdë, komuna e Çuçer Sandevës, u hap parku i parë arkeologjik në Maqedoni, “Arkeoparku Brazdë”. Projektin e realizoi shoqëria “Arkeologika” me mbështetje të SHA ELEM. Qëllimi i këtij projekti është që të mbrohet dhe të promovohet trashëgimia kulturore e Republikës së Maqedonisë, të mbrohet natyra që na rrethon dhe me atë të krijojë atraksion të ri turistik – park arkeologjik në afërsi të kryeqytetit.

Shumë vite pas zbulimit të tij, lokaliteti Gradishte në fshatin Brazdë, ishte i pakapshëm për vizitorët, si dhe për shumë kalimtarë të rastit dhe të qëllimshëm, që nuk kishin mundësi të informohen për veçoritë e rëndësishme të kësaj trashëgimie kulturore.