Ndarja e bursave vazhdon

Pesë studentë të drejtimeve elektroenergjetike të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, në vitin akademik 2012/2013 fituan bursa mujore me vlerë prej 6000 denarë, gjithashtu vazhduam me bursa për katër studentë të tjerë, të cilët në vitin akademik 2011/2012 e fituan të drejtën e bursave nga kompania jonë.

Përveç mbështetjes materiale, studentët do të kenë mundësi të fitojnë edhe përvojë praktike në kompani.  Me këtë, mbështetja e kompanisë sonë për edukimin dhe aftësimin profesional të kuadrit cilësor në  fushën e energjetikës edhe mëtej vazhdon.

Sipas deklaratës së dekanit të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, bursa i nxit studentët, ata tregojnë notë mesatare shumë më të lartë në provimet e dhëna, më shumë i përkushtohen mësimit, kurse nga viti në vit rritet numri i studentëve të rinj të regjistruar.

Qëllimi ynë si kompani me përgjegjësi shoqërore është të vazhdojmë me bursat, nisma të shndërrohet në traditë, por të shërbejë edhe si nxitës për kompanitë tjera në Maqedoni që të ndajnë pjesë nga buxheti i tyre për t’i ndihmuar studentët.