Bursat vazhdojnë

SHA ELEM në mënyrë aktive i mbështetin studentët me bursa, ndërsa bursistët e parë të Fakutetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, diplomuan këtë vit akademik. Kjo do të thotë se studentët e energjetikës ishin fuqishëm të motivuar që ta ruajnë suksesin gjatë studimeve dhe të shquhen për dije dhe interesim për shkencë, dhe me këtë, gjithësesi ta mbajnë të drejtën e bursës gjatë viteve të studimit. Praktika pozitive me përgjegjësi shoqërore jep rezultate të shkëlqyera dhe i motivon studentët që të arrijnë rezultate më të mira gjatë shkollimit të tyre.

Të udhëhequr nga përvoja pozitive e pesë viteve të shkuara, SHA ELEM vazhdoi me ndarjen e bursave për studentë edhe në vitin 2016, ndau 17 bursa të reja, për 5 studentë të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, 7 studentë të Fakultetit të Makinerisë në Shkup dhe për 5 studentë të Fakultetit Teknik në Manastir.

Bursat dahen në kohëzgjatje prej 10 muajve, nga 6000 denarë në muaj, me mundësi për ta vazhduar ose për ta ndërprerë, varësisht nga plotësimi i detyrimeve të nënshkruara në marrëveshjen për bursë. Duke i mbështetur me bursa studentët e fakulteteve teknike, SHA ELEM i merr parasysh nevojat momentale të tregut të punës. Këta studentë i takojnë kategorisë kuadro deficitare, që janë gjerësisht të pranuar dhe kërkohen nga tregu i punës. Ata janë të përgatitur, të arsimuar dhe kuadro të aftë në fushën e energjetikës.

Në kompaninë tonë dyert janë të hapura edhe për studentët të cilët kanë dëshirë që mësimin praktik ta kryejnë pikërisht në kapacitetet prodhuese  të SHA ELEM. Në këtë mënyrë, duam ta mbështesim dhe ta rritim cilësinë në përvetësimin e dijeve të reja.