ShA ESM (CEMV) ME MASA TË REJA PËR KURSIM: ULJE TË PAGAVE TË DREJTORËVE, ZVOGLIM TË SHPENZIMEVE DHE PROKURIMEVE PUBLIKE
ShA ESM zbatoi masa të reja kursyese dhe zgjeroi masat e vendosura në dhjetor të vitit 2021, me qëllim uljen e shpenzimeve në kushte të krizës energjetike.
Masat e fundit rishqyrtojnë planin e prokurimeve publike, planin financiar dhe programin e investimeve për vitin 2022.
Masa më të gjera kursyese janë marrë edhe me zvoglimin e kostove për paga dhe shtesa, duke filluar nga pagat e Këshillit Drejtues, gjegjësisht janë ulur pagat e Drejtorit gjeneral dhe zv. drejtorit gjeneral të ShA ESM, si dhe shpenzime të tjera të quajtura si të ardhura mujore, të cilat do të kontribuojnë në uljen e harxhimeve në pjesën e pagave.
Janë dhënë vendime për masën pushim i detyrueshëm deri në dy muaj në bazë të paraqitjes vullnetare të punëtorëve, në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune, me 70% pagesë të pagës, që gjithashtu do të sigurojë kursime.
Që nga dhjetori i vitit 2021 janë reduktuar ose janë ndërprerë plotësisht të gjitha kostot tjera, gjegjësisht:
Masat synojnë uljen e kostove joproduktive dhe realizimin e procesit të prodhimit duke investuar sa më pak burime materiale dhe njerëzore.
Закони
Лиценци
Правилници
Хидроцентрали
Термоцентрали
Обновливи извори


Македонски
English
Deutsch